Pas fitores së tij në “Big Brother VIP Albania 4”,

Gjesti është në qendër të vëmendjes jo vetëm për suksesin në reality show, por edhe për raportin e tij me Eglin, ish-banorën me të cilën pati një lidhje të ngushtë brenda shtëpisë.
Gjatë finales së madhe, kur familjarët e Gjestit ishin të pranishëm në studio, Egli u afrua për t’i përshëndetur, por u përball me një reagim të ftohtë, duke nxitur diskutime të shumta në rrjetet sociale mbi marrëdhënien e saj me Gjestin dhe familjen e tij.
Situata është bërë edhe më e dukshme gjatë koncertit të parë të Gjestit pas daljes nga shtëpia, ku ai nuk u shoqërua nga Egli.
Për më tepër, Egli nuk ka ndarë asnjë moment nga performanca e tij në rrjetet sociale, duke shtuar dyshimet se marrëdhënia mes tyre mund të ketë marrë fund pas përfundimit të spektaklit.
Ky zhvillim ka habitur shumë fansa të çiftit, të cilët gjatë gjithë edicionit kishin ndjekur me entuziazëm afrimitetin dhe momentet e tyre të veçanta brenda shtëpisë së famshme.