Pasi i kërkoi të takonte Eglin, partnerja surprizon Olsi Bylykun në ditëlindjen e tij (Video)

1 Min Read
Pasi i kërkoi të takonte Eglin, partnerja surprizon Olsi Bylykun në ditëlindjen e tij (Video)

Prej më shumë se një viti, pas ndarjes nga Egli Tako, Olsi Bylyku është në një romancë të re me Denada Lurën.Pasi i kërkoi të takonte Eglin, partnerja surprizon Olsi Bylykun në ditëlindjen e tij (Video)

Madje, Denada ka treguar mbështetje të plotë për Olsin, duke ndikuar edhe në vendimin e tij për të hyrë disa ditë më parë në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania”, ku pati një takim të ndjerë me ish-partneren e tij, Eglin.

Mbrëmjen e djeshme, Denada ka vendosur ta surprizojë Olsin në ditëlindjen e tij. Ajo i dhuroi një tortë speciale, ndërsa në pamjet e publikuara çifti shihet duke ndarë një përqafim të ngrohtë dhe emocionues, duke treguar edhe një herë lidhjen e fortë që i bashkon.

Momente të tilla të ëmbla kanë emocionuar edhe ndjekësit e tyre, të cilët kanë përcjellë urime dhe komente pozitive në rrjetet sociale.