Pak orë nga finalja/ Produksioni del me njoftim të papritur: “Ndalohet rreptësisht…”

1 Min Read
Pak orë nga finalja/ Produksioni del me njoftim të papritur: “Ndalohet rreptësisht…”

Pak orë para finales së madhe të “Big Brother VIP Albania 4”,

 

Pak orë nga finalja/ Produksioni del me njoftim të papritur: “Ndalohet rreptësisht…”

 

produksioni ka publikuar një njoftim të rëndësishëm për të gjithë ata që do ta ndjekin spektaklin nga afër.

Në rregulloren e bërë publike, theksohet se për sigurinë dhe mbarëvajtjen e eventit, ndalohet rreptësisht:

Futja e objekteve të rrezikshme, mjeteve të mprehta, fishekzjarrëve, kapsollave dhe lazerëve.

Futja e lëndëve narkotike apo substancave të tjera të ndaluara me ligj.

 

Futja e pijeve alkoolike dhe e gotave/shisheve nga jashtë.

Përdorimi i dronëve apo mjeteve të tjera regjistruese (përveç telefonave).

Zaptimi i hapësirave të paautorizuara si skena ose pjesët teknike.

Dhuna verbale apo fizike ndaj spektatorëve ose stafit organizativ.

Përdorimi i flamujve, pankartave ose simboleve që nxisin urrejtje, racizëm ose diskriminim.

Futja e kafshëve në ambientet e eventit.

Produksioni paralajmëron se kushdo që shkel këto rregulla do të largohet menjëherë nga ambienti, pa të drejtë rimbursimi të biletës.

Kontrolli fizik do të kryhet nga stafi i sigurisë në bashkëpunim me Policinë e Shtetit.

Në fund, Top Channel dhe “Vëllai i Madh” u bëjnë thirrje të gjithëve që të shijojnë spektaklin duke respektuar rregullat dhe duke kontribuar në një finale madhështore!