Pas incidentit të bujshëm në Big Brother VIP Albania,

ku Jozi goditi Gjestin,
ai ka bërë disa paraqitje publike që kanë tërhequr vëmendje të madhe.
Fillimisht, Jozi u shfaq në një mbrëmje festive krah miqve të tij, duke kënduar dhe festuar.
Së fundmi, ai është parë përsëri në një dalje publike, këtë herë në një ndeshje boksi në Tiranë.
I rrethuar nga një grup miqsh, Jozi ka tërhequr menjëherë vëmendjen e të pranishmëve në event, duke u komentuar gjerësisht për prezencën e tij pas ngjarjeve të fundit.