Nga data 16 prill, Merkuri hyn në Dashi dhe shumë gjëra ndryshojnë.

Si një planet komunikimi, mendimi dhe analize, do të na ndihmojë të bëhemi më aktivë dhe vendimtarë dhe do të rrisë vullnetin tonë për të ndërmarrë iniciativa.
Në këtë shenjë do të qëndrojë deri më 10 maj dhe më poshtë mund të lexoni se cilat shenja do të ndikojë më pozitivisht:
Binjakët
Planeti juaj sundues hyn në Dashi këtë javë, gjë që mund t’ju bëjë të keni emocione kontradiktore.
Gjëja pozitive është se do të merrni shumë ide dhe shumë energji pozitive.
Megjithatë, Dashi mund të çojë në veprime impulsive, ndaj bëni kujdes të mos nxitoni. Në këtë moment nevojitet durim,
sepse në datën 18 të muajit Marsi hyn te Luani duke ju shkaktuar pak konfuzion në mendimet tuaja. Gjithsesi do bëheni më të shoqërueshëm dhe ekstrovert, ndërkohë që do të takoni njerëz që do të kontribuojnë pozitivisht në zhvillimin tuaj.
Shigjetari
Mërkuri kthehet në shenjën e Dashit në datën 16 të muajit, duke ju lejuar të bëni plane dhe të ecni përpara. Marsi në Luan gjithashtu shton mbështetjen, duke ju ndihmuar të merrni hapa të vendosur dhe të merrni masat e nevojshme.
Dielli në Demi nga data 19 e muajit mund të aktivizojë qetësinë tuaj dhe t’ju ndihmojë të punoni mirë me të tjerët.
Ujori
Marsi në Luan mund të sjellë vështirësi në jetën tuaj profesionale, por me Merkurin që hyn në Dashin e zjarrtë, energjia që ndikon në partneritetet tuaja hap dyert për shoqërim dhe krijimin e marrëdhënieve më kuptimplote që do t’ju çojnë përpara. Ju jeni ylli i ditës dhe sezoni i Demit, i cili fillon pas pak ditësh, do t’i bëjë gjërat më të mira edhe për familjen tuaj. Shijoni qetësinë.