Loredana flet për përballjen me Jozin: Nuk ishte mirë, më tha unazën do …

2 Min Read
Loredana, BBV4, Jozi

Pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP, Loredana Brati ka folur për herë të parë rreth situatës së ndërlikuar me Jozin dhe ndjenjave që vazhdon të ketë për të.

Loredana flet për përballjen me Jozin: Nuk ishte mirë, më tha unazën do …

E ftuar në emisionin “Shqipëria Live”, Loredana rrëfeu përballjen emocionale që përjetoi pas incidentit të bujshëm mes Jozit dhe Gjestit, duke theksuar se sjellja e Jozi-t atë natë nuk ishte reflektim i tij si person.

“Jozi nuk ishte mirë, ishte shumë i ngarkuar emocionalisht. Më tha ‘më vjen keq’ dhe më kërkoi të shkoja në studio. E kuptova që nuk ishte vetvetja,” – tha ajo, duke shtuar se skena që pa, veçanërisht momenti me Gjestin, e kishte tronditur.

Loredana: Ata janë shumë krenarë, nuk ishte gabim, ndodhi lidhja me Jozin.

Unë mësova plot, prap më ka dhënë shumë emocione, banorët e tjerë nuk i kanë ndjerë ato që kam ndjerë unë. Nuk e prisja dot me thikë, nuk dija ku të futesha, unë e shikoja atë njeri në sy dhe më jepte emocione.

Më trembi koka e Gjestit, dhe normale skena ishte shumë e fortë, Jozi erdhi tek mua më tha ‘shko në studio’ më tha ‘më vjen keq’ por ai nuk ishte mirë, ishte i ngarkuar.

Unë sa të kem ndjenja s’do ta heq, unë edhe kur isha aty brenda dhe Jozi ishte me një goc tjetër e mbajta.