Joz Marku shfaqet për herë të parë pasi goditi Gjestin (Video)

1 Min Read
Joz Marku shfaqet për herë të parë pasi goditi Gjestin (Video)

Pas incidentit të bujshëm në Big Brother VIP Albania,

Joz Marku shfaqet për herë të parë pasi goditi Gjestin (Video)

 

ku Jozi goditi me shpullë Gjestin në momentin e daljes së tij nga shtëpia, duket se ai nuk ka ndërmend të qëndrojë i heshtur.

Në daljen e tij të parë publike pas ngjarjes, Joz Marku është shfaqur i buzëqeshur, i rrethuar nga miqtë, duke kaluar një mbrëmje të qetë e të gëzueshme si të mos kishte ndodhur asgjë.

Një video e postuar në rrjetet sociale tregon Jozin teksa këndon i lumtur, ndërsa qesh dhe argëtohet me shoqërinë e tij.

Ajo që ka tërhequr vëmendjen e publikut është pikërisht teksti i këngës, i cili duket si një thumbim apo tallje ndaj Gjestit, duke nxitur edhe më shumë reagime në rrjet.

“Dil njëherë o moj faqe kuqe”, këndon Jozi, ndërsa menjëherë fillon të qeshë.