G-Bani kryen me sukses ndërhyrjen kirurgjikale në sy në një nga KLINIAT ME TE MIRA: “Çfarë s’kam hequr” (Video)

1 Min Read
G-Bani kryen me sukses ndërhyrjen kirurgjikale në sy në një nga KLINIAT ME TE MIRA: “Çfarë s’kam hequr” (Video)

Reperi i njohur shqiptar, G-Bani, ka ndarë me ndjekësit e tij një moment personal dhe të ndjeshëm.G-Bani kryen me sukses ndërhyrjen kirurgjikale në sy në një nga KLINIAT ME TE MIRA: “Çfarë s’kam hequr” (Video)

Në një video të postuar në Instagram, ai shfaqet i fashuar në sy, pas kryerjes së një operacioni kirurgjikal që kishte vite që e priste.

Artisti rrëfen se dëmtimi i syrit i ka ndodhur që në moshën 12-vjeçare, pas një aksidenti.

Për shkak të kushteve të vështira ekonomike, ai dhe familja e tij nuk kanë mundur ta trajtojnë me kohë këtë problem shëndetësor.

“Unë e kam aksidentuar syrin kur kam qenë 12 vjeç dhe familja ime, prindërit e mi, e dinë çfarë kemi hequr rrugëve të botës, pa mundësi ekonomike, për të bërë operacionin,” – shprehet G-Bani në video. “Pas kaq vitesh, ndjehem super mrekullueshëm.”

Operacioni ka përfunduar me sukses dhe reperi duket më i qetë e më i lumtur se kurrë, duke treguar se përballimi i vështirësive sjell gjithmonë një dritë në fund të tunelit.