By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Të Fundit
  • Kryesore
  • TvShow
  • ShowBizi
  • Të Fundit
  • Horoskopi
Reading: Hëna e plotë te Peshorja! Meri Gjini sjell lajmet “bombë” për këto shenja horoskopi
Të FunditTë Fundit
Font ResizerAa
Search
  • Kryesore
  • TvShow
  • ShowBizi
  • Të Fundit
  • Këshilla Shëndeti
  • Horoskopi
  • Privacy Policy
  • Manage Cookies
  • Terms and Conditions
Copyright © 2014-2023 Ruby Theme Ltd. All Rights Reserved.

Hëna e plotë te Peshorja! Meri Gjini sjell lajmet “bombë” për këto shenja horoskopi

Last updated: April 10, 2025 12:22 pm
admin
ShowBizi
Share
7 Min Read

Astrologe Meri Gjini ka bërë parashikimin e Horoskopit për pjesën e dytë të javës, në studion e “7pa5” në Vizion Plus me moderatorët Alma Çelaj dhe Syrjan Rahova.

Përveç mërkurit që është kthyer në të drejtë, do kemi edhe Venusin në të drejtë nga data 13. Gradualisht do shijojmë pranverën, në mendime, në shije dhe në të përditshmen.

Gjëja e rëndësishme e këtij 4 ditëshi është Hëna e plotë te Peshorja. Është një hyrje e fortë pozitive.

Vendosni në agjendë çfarë keni të rëndësishme për të gjetur ekulibrat, nisur nga shëndeti te bashkëpunimet.

Do bëjë të mundur që agjenda dhe organizimet të jenë në shërbim të ekonomisë.

Përveç ekulibrit emocional, kjo Hënë sjell edhe faktorin e të papriturës në drejtim të erosit, në ngjyrosjen më të bukur. Kemi përmirësim të ndjeshëm në rezultatet që prisni të gjithë.

Dashi
Duke qenë që Hënën e plotë e kanë përballë, minimalisht do jenë shumë më të qartë me njerëzit që bashkëpunojnë. Mërkuri në të drejtë do ndihmojë shumë në mbyllje detyrimesh ekonomike. Disa prej jush do gjejnë idenë e zgjuar, mendimin dhe formën për të patur zhvillime të përshpejtuara në drejtim të karrierës dhe profesionit.

Demi
Uranin e kanë te vetja në një hyrje të fortë pozitive me Venusin. Do të duhet ta shfrytëzojnë maksimalisht këtë periudhë. Është shumë favorizues për ju deri më datë 19 prill. Çfarë keni të rëndësishme për ndryshime dhe vendimarrje në punë, vereni në agjendë në këtë periudhë. Në fundjavë do keni mundësi të qartësojnë çështje emocionale.

Binjakët
Diellin te Dashi në hyrje trekëndore me Jupiterin. Vendime shumë të mëdha. Një investim, një lëvizje e rëndësishëm, një ndryshim adrese, zgjerime në çështje familjare janë temat jetike kryesore të kësaj periudhe. Afatshkurtër, me Mërkurin në të drejtë, merreni vesh më lehtësisht me njerëzit, kudo që ta gjeni veten. Ka një rrjedhshmëri agjenda, më të lehtë. Me hënën e plotë te Peshorja, minimalisht do qartësoheni në gjendjen emocionale.

Gaforrja
Marsin e kanë te vetja. Pavarësisht liodhjes, duhet të vazhdojnë me një agjendë të ngjeshur dhe të ngarkuar, por duke shijuar edhe me një humor të mirë. Energjia do jetë pozitive dhe në favorin e tyre. Është periudha për të mbyllur një cikël, për një projektim të madh.

Luani
Duket sikur është një 4 ditësh që do e gjejnë veten shpesh duke bërë të njëjtat gjëra. Kjo për të mbyllur detyrime që lidhen me punës ose trupit. Këto do jenë impenjimet. Kur të kthehet Venusi në të drejtë është periudhë shumë e mirë dhe më e lehtë. Sot dhe të shtunën do prisni ndryshime që do ju zbukurojnë javën.

Virgjëresha
Ka qenë në një javë që i është dashur të bëjë rivendosje të forta. Nisi me hyrjen e fortë të Mërkurit. E kanë nisur me diskutime serioze dhe e mbyllin me zgjidhje serioze. Minimalisht këtë javë ekulibrat në çësthje të rëndësishme si puna dhe ekonomia, ose i kanë zgjidhur ose janë shumë afër zgjidhjes. Hëna e plotë do bëjë të mundur që minimalisht të ndihet bukur para pasqyrës.

Peshorja
Hëna e plotë është te Peshorja. Kjo bën që nevoja për të detyruar veten për të ruajtur ekulibrat është prioritet. E gjejnë mënyrën si të jenë në qendër të vëmendjes, për mirë. Nga nesër deri në fund të javës, nuk ka vend për abuzim me alkolin. Këtë periudhë, hapat që do të hidhni drejt zhvillimeve të forta drejt punës tuaj, nisin që sot.

Akrepi
Një Venus shumë pozitiv te Akrepat për lëvizjet ekonomike. Në këtë 4 ditësh do kenë të qartë çfarë duan, çfarë duhet të arrijnë për të gjetur ekulibrin në xhepin e tyre. Sot dhe nesër dy ditë shumë të mira për të diskutuar me të tretët. Fundjava do ketë nevoj për pushim dhe të qetësojnë veten. Nëse keni për të zgjidhur çështje emocionale ose jeni në kërkim të dashurisë, është Venusi shumë pozitiv.

Shigjetari
Kanë një 4 ditësh jo shumë komod. Sepse nga njëra anë kanë nevoj të jetuar emocione të bukura, por Venusi në 4 këndësh vë prioritet nevojën për qartësimin në çështje profesionale. Me këtë Hënë të plotë është e sigurt që rezultati në fund do jenë planet për zgjerim familjar.

Bricjapi
Kanë një Hënë të Plotë në kulmin e Horoskopit të vet. Më në fund, nis periudha që nuk do dëgjojnë shumë detyrim, ngarkesa dhe lodhje. Kalojmë në një fazë me hapësira shumë të mëdha për të shijuar të përditshmen, pranverën dhe veten. Këtë 2 ditësh do ta shfrytëzojnë për të gjetur formulën e artë: Çfarë duhet të mbyllin për tu marrë me veten. Kthjelltësimin e mendimit dhe emocionit e kanë në nivelin maksimal për një bricjap. Nis zyrtarisht Bricjapi pranverën.

Ujori
Për shqetësimet dhe ngarkesat që kanë të mbartura që nga nëntori dhe tani, duhet të strategjitë e tyre t’i mbajnë për vete. Të kërkojnë zgjidhje vetëm nga familja ose njerëz që i konsideroni familje. Venusi në të kundërt do të ndikojë shumë në humorin tuaj, nga pendesa pse ndave informacionin që nuk do për çështje të rëndësishme. Fundjava, nëse sot do jeni pozitiv, në fundjavë do keni një lajm të bukur.

Peshqit
Mërkurin e kanë të vetja edhe pak ditë. Mërkuri në të drejtë me Saturnin ndihmon në zgjidhje të shpejta dhe të menjëhershme në çështjet që ju kanë shqetësuar këto kohë. Kthimi i Venusit në të drejtë, në datën 13 do bëjë të mundur që në pjesën e shëndetit të jeni të lehtësuar. Me Hënën e plotë te Peshorja do bëjë që të shijojnë emocione të forta. Të kthjelloheni nga pikpytjet në jetën personale, madje disa do marrin vendime të mëdha duke e kaluar raportin në një fazë tjetër.

TAGGED:HoroskopiMeri Gjini

Të Ngjashme

Horoskopi
ShowBizi

Fati është në anën tuaj! Këto janë 4 shenjat e horoskopit që do të kenë zhvillime pozitive gjatë verës! Ja ku duhet të fokusoheni

admin
admin
BBVK4
ShowBizi

Big Brother VIP Kosova 4 po vjen, flasin Alaudin Hamiti dhe Olsa Muhameti

admin
admin
Xhensila Myrtezaj
ShowBizi

Xhensila i vë “flakën” rrjetit, poston foto me…

admin
admin
Horoskopi
ShowBizi

“Dikush është gjithmonë i gatshëm për t’iu kritikuar”, parashikimi i yjeve për secilën shenjë Horoskopi

admin
admin
Arjola Demiri
ShowBizi

“Është bërë legjendë kjo historia” – Arjola Demiri flet perseri për shtëpinë që iu premtua në Big Brother VIP Albania

admin
admin
Gjesti, BBV4,a
ShowBizi

Anaid Kaloti shpërtheu ndaj Gjestit, i përmendi dhe babain,ky eshte reagimi i këngëtarit

admin
admin
Horoskopi
ShowBizi

Tre shenjat e horoskopit që do të kenë fat në financat e tyre! Bollëk të ardhurash, investime në pasuri të paluajtshme dhe…

admin
admin
Grida Duma
ShowBizi

Grida Duma feston ditëlindjen, ja sa vjeç bën sot moderatorja

admin
admin
  • Privacy Policy
  • Manage Cookies
  • Terms and Conditions
© 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?