Një nga futbollistët më simpatik të Kombëtares ka ndryshuar statusin.

Nedim Bajrami është duke kaluar një romancë me moderatoren e njohur në Kosovë, Lorina Dula.
Të dy janë munduar ta mbajnë sa më të fshehtë lidhjen e tyre, ndërsa gazeta “Panorama” zbulon që prej pak kohësh, mesfushori nuk është më beqar.
Lorina jeton në Prishtinë dhe është moderatore e një emisioni sportiv në “Klan Kosova”.
Ajo bëri bujë me emisionin “Euroshow” gjatë zhvillimit të Kampionatit Europian në Gjermani verën e kaluar.
Të dy janë treguar të kujdesshëm dhe nuk kanë publikuar asnjë foto bashkë në rrjetet sociale.