Takimi me Olsin lë pasoja, ja ç’ndodhi mes Eglit dhe Gjestit pas spektaklit

3 Min Read
Takimi me Olsin lë pasoja, ja ç’ndodhi mes Eglit dhe Gjestit pas spektaklit

Spektakli i së martës në Big Brother VIP Albania solli emocione të papritura,

 

Takimi me Olsin lë pasoja, ja ç’ndodhi mes Eglit dhe Gjestit pas spektaklit

 

kur Egli Tako ndau publikisht pjesë të së kaluarës së saj, duke përmendur ish-partnerin, këngëtarin Olsi Bylyku.

Por surpriza nuk mbaroi me kaq: Olsi hyri në spektakël dhe u takua me Eglin për herë të parë pas ndarjes së tyre.

Pas këtij momenti, atmosfera u tensionua mes Eglit dhe Gjestit, i cili nuk e fshehu mërzinë dhe pasigurinë që ndjeu për takimin e papritur me ish-partnerin e saj.

Ata patën një bisedë të sinqertë dhe të ngarkuar emocionalisht pas spektaklit, ku secili shprehu pikëpamjet e veta për ndjenjat dhe kuptimin e momenteve të kaluara.

Pjesë nga biseda e tyre:

Gjesti: Nuk u ndjeva mirë kur u takove me të.

Egli: Atë po mendoja gjithë kohës kur isha aty, prandaj erdha të të puthja direkt ty. Doja të të puthja në buzë.

Gjesti: Nuk ke nevojë me më puth pas takimit.

Egli: Edhe për mua ishte aq bombë sa e ke parë ti. Kurrë se kisha menaxhuar e shihja përballë thoja është apo. Asnjë lloj ndjenje.

Gjesti: Po valla krejt, emocione.

Egli: Emocion nga e papritura, kam dy vite e kusur që nuk e shoh fare. As nëpër Tiranë. Është hera e parë pas ditës kur kam ik në shtëpi time.

Gjesti: Qëllimi nuk e di çfarë ke, në rregull po nuk po di pse me ndodh bash tani. Këtë s’po e kuptoj. Pse për linjën e jetës ish i dashuri.

Egli: Mirë se është pjesë e linjës së jetës, për të dhënë një mesazh. Ke përmendur ti dikë, nuk ka qenë ajo që të përmendnin këtu. Ta sollën edhe ty.

Gjesti: Unë nuk e kam përqafuar as nuk fola.

Egli: Unë kam jetuar pesë vite, mos ngatërro gjërat. Po them dukej si i huaj. Më trembi ndjesia, shumë kohë pa e parë fare. Asnjë lloj emocioni.

Gjesti: Qëndrimi yt pat diçka. Dyqysh e përqafove.

Egli: U çudita se ishte një takim që e kisha kërkuar shumë kur u ndamë dhe nuk e bëri.