Ngjarje e rëndë! Makina përpIas këmbësorin në vijat e bardha

1 Min Read
Ngjarje e rëndë! Makina përpIas këmbësorin në vijat e bardha

Një aksident është regjistruar mesditën e së premtes në rrugën “Kastriot Muço”, ku një këmbësor është përplasur nga një automjet në momentin që po kalonte në vijat e bardha.

Ngjarja ka ndodhur pranë një zone të frekuentuar, ndërsa drejtuesja e mjetit është një femër.

Policia rrugore apelon për respektimin e rregullave të qarkullimit dhe dhënien e përparësisë në vijat e bardha, për të shmangur ngjarje të tilla që rrezikojnë jetën e qytetarëve.