“Ka shumë dashuri, por është herët për një martesë”, Roza Lati flet për lidhjen me Xhonatanin

1 Min Read
“Ka shumë dashuri, por është herët për një martesë”, Roza Lati flet për lidhjen me Xhonatanin

Rozana Lati dhe Xhoatan Islamit janë bërë tashmë të njohur

“Ka shumë dashuri, por është herët për një martesë”, Roza Lati flet për lidhjen me Xhonatanin

 

për publikun përmes momentet të ëmbla që ndajnë shpesh në rrjetet sociale.

Pas një periudhe heshtjeje mediatike, Roza ishte e ftuar së fundmi në emisionin “Në Kurthin e Piter Pan” në TV Klan, ku iu përgjigj pyetjeve të sinqerta dhe të drejtpërdrejta nga fëmijët.

Një nga pyetjet që nuk mungoi ishte ajo për jetën e saj private, përfshirë marrëdhënien me Xhoatanin dhe mundësinë e një dasme në të ardhmen.

Ajo ka komentuar për lidhjen e tyre, duke thënë: “Shpirtrat binjakë gjejnë njëri-tjetrin. U kuptuam dhe që nga ajo ditë nuk kemi qëndruar më pa njëri-tjetrin,” u shpreh Roza me sinqeritet. Megjithatë, për çështjen e martesës ajo shtoi: “Është shumë herët për të folur për këtë gjë, me rëndësi është se ka shumë dashni.”