Pengmarrje në mes të ditës në KRYEQYTET! 34-vjeçari merr me forcë në makinë një person dhe e dh*non…

1 Min Read
Pengmarrje në mes të ditës në KRYEQYTET! 34-vjeçari merr me forcë në makinë një person dhe e dh*non...

Është parandaluar një ngjarje e rëndë në kryeqytet, teksa një 34-vjeçar ka rënë në pranga.Pengmarrje në mes të ditës në KRYEQYTET! 34-vjeçari merr me forcë në makinë një person dhe e dh*non...

Mësohet se 34-vjeçari ka marrë me dhunë në makinë dhe ka dhunuar një 40-vjeçar. Shkak dyshohet të jetë bërë një konflikt për motive të dobëta. Ndër të tjera, policia bën me dije se automjeti i autorit është sekuestruar.

Njoftimi i policisë:

Mori me forcë në automjet dhe dhunoi një shtetas, për motive të dobëta, arrestohet 34-vjeçari. Sekuestrohet automjeti.

Sapo janë njoftuar se një shtetas ishte marrë me forcë, me automjet, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3 kanë organizuar menjëherë punën për të identifikuar autorin/ët dhe sqaruar rrethanat e rastit.

Si rezultat i veprimeve të shpejta dhe profesionale operacionale, është identifikuar, kapur dhe arrestuar autori i dyshuar i rastit, shtetasi L. R.(P.), 34 vjeç, banues në Tiranë. Nga këto veprime dyshohet se ky shtetas, për motive të dobëta, ka marrë me forcë në automjetin e tij, një 40-vjeçar, të cilin e ka goditur me grushte.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.