G-Bani i reagon ashpër Ledri Vulës, shkak deklarata për Joz Markun

1 Min Read
G-Bani i reagon ashpër Ledri Vulës, shkak deklarata për Joz Markun

Një deklaratë e bërë së fundmi nga Ledri Vula në emisionin

G-Bani i reagon ashpër Ledri Vulës, shkak deklarata për Joz Markun

 

“Pushime On Top” ka sjellë reagime të forta në rrjet, sidomos nga reperi G-Bani, i cili nuk e ka fshehur pakënaqësinë e tij.

Ledri, i pyetur për kolegët me të cilët do të donte të realizonte projekte muzikore, shprehu vlerësim për Gjestin, duke u shprehur se “do të donte ta shihte në studio”, ndërsa për Joz Markun u shpreh shkurt: “Me Jozin, jo [nuk do të bashkëpunoja]”.

Kjo deklaratë e Ledrit ka nxitur reagimin e “kolegut” të tij, G-Banit. Ai ka publikuar në Instastory pjesën ku Ledri përmend Gjestin dhe Jozin, duke e shoqëruar me një mesazh kritik:

“Normal që do thoje po për Gjestin e jo për Jozin. Asht çështje klientash, se e din që ba me pranu bashkëpunim me Jozin e shkatrron karrierën në Kosovë. Gjestit, ma shumë se viben dhe energjinë, i pëlqen famën dhe fansat, se për vibe aty e ka pas edhe para BBVA4. U lumtë Shqiptarëve të Kosovës. E majn njani tjetrin. K’ta të Shqipnisë vetëm sabotazh, bllokadë dhe urrejtje. Artistat dhe organizatorët.”

Deri më tani, Ledri nuk ka reaguar ndaj komenteve të G-Banit.G-Bani i reagon ashpër Ledri Vulës, shkak deklarata për Joz Markun