Ngjarje e rëndë! Po lahej në det, mbytet gruaja në vendin tonë (Detaje)

1 Min Read
Ngjarje e rëndë! Po lahej në det, mbytet gruaja në vendin tonë (Detaje)

Një turiste ka humbur jetën tragjikisht pasditen e kësaj të diele në plazhin e Durrësit.

Ngjarje e rëndë! Po lahej në det, mbytet gruaja në vendin tonë (Detaje)

Autoritetet policore raportojnë se viktima është shtetasja S. T., 66 vjeçe, banuese në Bosnjë dhe Hercegovinë.

Ajo dyshohet se është mbytur aksidentalisht, teksa po lahej në det. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:30, në lagjen nr. 13 të qytetit bregdetar.

Policia thotë se grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, si dhe për përcaktimin e shkakut të mbytjes.