Zbulohet arsyeja pse Jozi i dha fund romancës me Loredanën!

2 Min Read
Zbulohet arsyeja pse Jozi i dha fund romancës me Loredanën!

Pas aludimeve të shumta për një krisje në raportin mes

Zbulohet arsyeja pse Jozi i dha fund romancës me Loredanën!

 

Joz Markut dhe Loredana Bratit, më në fund duket se është zbuluar arsyeja që fshihet pas veprimit të papritur të këngëtarit.

Ditën e djeshme, u vu re se Jozi kishte hequr Loredanën nga lista e ndjekësve në Instagram, ndërsa ajo vazhdon ende ta ndjekë atë.

Pikëpyetje të shumta pati pas këtij veprimi të Jozit në Instagram. Por, jo më!

Si duket gjithçka lidhet me publikimin e projektit të tij më të ri muzikor. Mbrëmjen e djeshme, Jozi publikoi këngën “Dhimbje” në YouTube – një projekt që shënon rikthimin e tij në muzikë pas periudhës së Big Brother.

Por ajo që ka rënë në sy është mungesa e mbështetjes publike nga ana e Loredanës.

Loredana nuk ka reaguar në rrjetet sociale për projektin e tij të fundit – madje nuk e ka shpërndarë as në Instagram. Kjo mungesë reagimi duket se ka prekur Jozin, i cili vendosi ta heqë nga lista e ndjekësve.

Kujtojmë që në ditëlindjen e Loredanës nuk munguan dy postime të Jozit për të uruar publikisht Lorin.

A do të vijë një reagim nga Loredana për këtë veprim të Jozit? Mbetet të shihet në ditët në vijim.