Krizë në martesën e ish-banores së “BBVA”?

2 Min Read
BBV,a

Modelja, Françeska Murati ka ndarë me ndjekësit e saj një moment delikat nga jeta personale, duke ngritur dyshimet për një krizë në martesën e saj.

Krizë në martesën e ish-banores së “BBVA”?
Gjatë një sesioni pyetje-përgjigje në Instagram, ajo foli me ndjeshmëri për sfidat emocionale që po përjeton

“Po kaloj një periudhë të vështirë. Nuk është diçka që e kam ndarë haptazi. Vetëm njerëzit e mi të afërt dhe ata që dua e dinë.

Më kanë qëndruar pranë dhe më kanë dhënë shumë dashuri. Jam shumë e ngarkuar.

Po përpiqem ta kaloj, ta përballoj. Jeta paska qenë shumë e vështirë. Çdo gjë ndodh për një arsye. Në një moment të dytë do flas hapur dhe do tregoj gjithçka që po ndodh në jetën time”, shkruan ajo.

Deklaratat e saj e kanë shtuar më tej dyshimet për një krisje në marrëdhënien me bashkëshortin, veçanërisht pasi ajo pranoi se është në kërkim të një apartamenti me qira në Tiranë.

Krizë në martesën e ish-banores së “BBVA”?

Deri më tani, Françeska kishte jetuar në shtëpinë e prindërve, por tani dëshiron të krijojë hapësirën e saj personale.

Megjithëse ende nuk ka dhënë detaje të plota, Françeska premton se në të ardhmen do të flasë hapur për gjithçka që po ndodh me të.

Ndjekësit e saj janë treguar mbështetës, duke e inkurajuar për forcën dhe sinqeritetin e treguar.

TAGGED: